“Do të mbes pa flokë”, Tuna kërkon ndihmë publikisht
BKT
Magazina

“Do të mbes pa flokë”, Tuna kërkon ndihmë publikisht

Këngëtarja e njohur, Tuna ka dalluar gjithmonë për stilin e saj estravagant. Ndonëse vitet kalojnë, ajo do të mbetet gjithmonë biondia seksi e skenës shqiptare.

Mirëpo, së fundmi, Tuna ka kërkuar ndihmën e fansave në lidhje me flokët e saj. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka shkruar që dikush ta ndihmojë me ngjyruesin e saj të flokëve.

“Dikush le të më ndihmojë ta gjejë ngjyruesin tim të flokëve ose do të mbes tullac deri javën e ardhshme”, shkroi artistja.

Kujtojmë që prej disa kohësh, këngëtarja po shijon mëmësinë për herë të dytë, ku nuk nguron të publikojë në rrjete sociale imazhe të djalit, Zen.


MË SHUME NGA Magazina