18:57 / 12.08.2021
Moti për dy ditët e ardhshme
Moti në Kosovë pritet të mbetet i ngjashëm edhe në dy ditët e ardhshme.
Temperaturat më të larta do të lëvizin nga 32 deri 34 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. 























