Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sara Preniqi, asistente koordinatore per komunikim, EFSA, do të flas për përhapjen e gripit Afrikan të derrave në Evropë dhe për situatën me ethet e derrit në Kosovë.
Kujtim Kurti - drejtor i organizatës "Lëvizja për përparimin e turizmit", do të flas rreth projektit për zhvillimin e turizmit në Prizren.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt rreth mbajtjes së festivalit në Prishtinë, "Shnetë e Jetë".
Poashtu do të ketë lidhje të drejtpërdrejt lidhur me aktivitetet e "DokuFest"
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























