Vatra e zjarrit në Kukës vijon të jetë aktive
BKT
Shqipëri

Vatra e zjarrit në Kukës vijon të jetë aktive

Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Lakun e Thive.

Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

Sipas Komisionit të Mrojtjes Civile në Prefekturë në qarkun e Kukësit, zjarret aktive janë vetëm në Majën e Rrunës dhe me ndërhyrjen e helikopterit shpreson që sot të vihen nën kontroll.

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit, duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet, ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët./vp


MË SHUME NGA Shqipëri