Nainggolan drejt rikthimit në kampionatin belg
BKT
Sport

Nainggolan drejt rikthimit në kampionatin belg

Pas 15 sezonesh në Itali, mesfushori Radja Nainggolan është gati të rikthehet sërish në Belgjikë, aty ku u rrit dhe u formua si futbollist.

Lojtari 33-vjeçar prishi kontratën me Interin pak ditë më parë dhe tani është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, teksa mediat italiane flasin për një interesim të klubit të Antwerpit, transmeton Super Sport.

Bëhet fjalë për klubin e qytetit ku Nainggolan është rritur dhe do të mirëpriste një rikthim në origjinë, aq më tepër që tani Antwerpi ka ambicie, pasi mbylli sezonin e kaluar në vendin e tretë dhe këtë vit do të provojë të arrijë te titulli kampion.

Për Nainggolan ka shfaqur interes edhe Cagliari, që dëshiron ta rikthejë sërish në Sardenjë, por duket se vetë futbollisti 33-vjeçar belg është i joshur nga ideja për t’iu bashkuar Antwerpit, pasi në kampionatin belg mund të shndërrohet në një lider pa u sforcuar shumë në fushë dhe për më tepër, mund të zgjasë edhe më shumë karrierën e tij.