16:17 / 13.08.2021
Emigrantë që jetojnë në Itali tubim para Kryeministrisë
Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta për shumë vite në Itali protestuan përpara Kryemistrisë duke kërkuar njohje te kontributeve që kanë derdhur ne shtetin fqinj.
Protestuesit u zhvendosen para Ministrisë së Jashtme me shpresë së zëri i tyre do dëgjohej, por as aty dyert nuk iu hapën.
Emigrantët shqiptarë akuzojnë qeveritë e dy palëve për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të tyre./tch























