Kur do të debutojë Leo Messi? Flet Pochettino
BKT
Sport

Kur do të debutojë Leo Messi? Flet Pochettino

Lionel Messi duhet të presë që të debutojë me Paris Saint Germainin.

Messi ka nisur stërvitjet te klubi i ri, pas largimit nga Barcelona.

Ai mezi pret të debutojë me fanellën e PSG-së, por Mauricio Pochettino, ka deklaruar se fillimisht duhet të punojë dhe të rikuperohet pas më shumë se një muaj pushim.

“Kur ta shohim Leo… sot ishte vetëm dita e dytë e stërvitjes pas një muaji që kur ai luajti ndeshjen e fundit, finalen e Kupës së Amerikës. Le të shkojmë hap pas hapi, ditë pas dite. Prioriteti është fillimisht që të jetë mirë, të ndihet mirë dhe kur të jetë i gatshëm për lojë atëherë do të debutojë”, tha ai, raporton GE.

Messi të shtunën do të prezantohet në Parc des Princes para mijëra tifozëve.