11:45 / 14.08.2021
Ilir Meta kujton Hasan Prishtinën në 88 vjetorin e vrasjes
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar heroin kombëtar Hasan Prishtina në 88 vjetorin e vrasjes.
Postimin e tij në Facebook e ka filluar me thënien e njohur të tij: "“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.
Postimi i plotë:
I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë.
Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t'i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe.























