12:00 / 15.08.2021
Çitaku: Kosova të tregohet zemërgjerë, t’i pranojë refugjatët afganë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovësm Vlora Çitaku,thotë se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.
Në postimin e saj në Facebook, Çitaku po ashtu ka thënë se Kosova e di shumë mirë momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtepia.
Postimi i saj i plotë:
Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don.
Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjërësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.























