15:21 / 15.08.2021
Lyoni i pafuqishëm, e mposht thellë Angers
Tjetër zhgënjim për Lyonin në këtë fillim sezoni në Ligue 1.
Skuadra e drejtuar nga holandezi Peter Bosz, pas barazimit 1-1 në sfidën premierë në shtëpi kundër Brestit, dështoi të merrte pikë në transfertë përballë Angers, duke u mposhtur thellë 3-0.
Sofiane Boufal i dha goditjen e parë Lyonit në minutën e 20-të, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë e vetëm një goli të vendësve.
Rrjedha e ndeshjes nuk ndryshoi as gjatë fraksionit të dytë, me Marcelon që devijoi drejt portës së tij për golin e 2-0, ndërsa goditjen përfundimtare Lyonit ia dha arbitri me ndëshkimin e Cornet në të 65-tën me kartonin e dytë të verdhë.
Në të 77-tën Angers, falë edhe superioritetit numerik, realizoi golin e 3-0 me autor Ounahi.























