10:50 / 16.08.2021
Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në vendin tonë.
Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë , jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.
“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë , jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.























