11:03 / 16.08.2021
Aksioni i IKMT-së, prishet ndërtimi pa leje në zonën e Ksamilit
Aksioni për prishjen e objekteve pa leje ka vijuar mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Ksamilit.
Forcat e IKMT-së Sarandë po punojnë për prishjen e objektit pa leje në zonën e njohur si Pema e Thatë.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Panorama.al, shihen fadromat që kanë nisur punën për shembjen e objektit./panorama























