11:11 / 16.08.2021
S’ka asnjë shqiptar në Afganistan, konfirmon Ministria e Jashtme
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare konfirmon se zyrtarisht nuk ka asnjë shqiptar në Afganistan.
Ministria sqaron se ushtarakët e misionit paqeruajtës janë kthyer në Shqipëri pak muaj më parë.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga vendi të dielën, pasi talebanët morën nën kontroll pallatin presidencial në Kabul. Këta të fundit janë zotuar se do të vendosin paqe si dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, njofton euronews.albania.
Ndërkohë, forcat amerikane kanë nën kontroll vetëm aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku ndodhen qindra afganë, të cilët kërkojnë të largohen nga vendi.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë të gatshme për të strehuar emigrantë nga Afganistani.























