Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: “Aktive disa vatra në vend”
BKT
Shqipëri

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: “Aktive disa vatra në vend”

Kukësi dhe Korça rezultojnë zonat më të prekura dhe më të rrezikuara nga zjarret në 24 orët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes raportoi paraditen e kësaj të hëne, se zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës në Kukës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike. 

Ndonëse në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në Mirditë. Në fshatin Molung, flakët u janë afruar banesave dhe ka nisur evakuimi i disa familjeve, ndërsa në rrezik është edhe fshati turistik "Katund i Vjetër". Në terren ndodhen forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për të shmangur rrezikun.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes një tjetër vatër është shfaqur në Malin e Tërbunit ku flakët janë përhapur prej erës.

Për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë, ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopter për ta izoluar. 

Në Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri.

Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësia që deri në fund të ditës së sotme të izolohet./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri