Rama: Thumani do ketë 278 apartamente, terrene sportive e shkollë
BKT
Shqipëri

Rama: Thumani do ketë 278 apartamente, terrene sportive e shkollë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga qyteza e re që po ndërtohen në Thumanë, pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kreu i qeverisë shkruanë se në këtë lagje të re do të ndërtohen 278 apartamenteve, 155 banesa dhe do të ketë dhe terrene sportive dhe shkollë.

“278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, sqaron Rama.

Edhe në disa qytete të tjera po vijon rindërtimi i shtëpive të rrënuara nga tërmeti dhe qeveria ka premtuar se shumë banesa do të jetë gati në fund të vitit./tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri