Mbi 1.33 milion vaksinime antikovid
BKT
Shqipëri

Mbi 1.33 milion vaksinime antikovid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u bëri thirrje sot qytetarëve të vaksinohen, ndërsa u shpreh se më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri tani në vendin tonë.

“Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji, vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, apeloi Manastirliu.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,330,754 vaksinime në gjithë vendin.

Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Po ashtu, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim të gjithë personave që nuk mund të drejtohen në qendrat shëndetësore./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri