22:54 / 17.08.2021
Prishtina - Llapi shkon në vazhdime
Finalja e Superkupës së Kosovës ka shkuar në vazhdime. nëntëdhjetë minuta kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ka qenë minuta e 66-të kur Oto John ka realizuar për Prishtinën.
Llapi ka barazuar në minutën e 85-të. Festim Alidema është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka barazuar rezultatin.























