07:44 / 18.08.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Senem Safçi, zyrtare e projektit për ngritje te kapaciteteve - EURC, do të flas për hapjen e thirrjeve për grante për vullnetarizëm.
Mohammad Haqmal, ish zyrtar politik në Afganistan, flet për situatën aktuale në Afganistan dhe se çfarë pritet nga qeveria Talibane?
Në lidhje të drejtpërdrejt do të ketë bisedë me Prof. dr. Agim Zogaj.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























