Arrestohet ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë
BKT
Shqipëri

Arrestohet ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë

Ish-zëvendës ministri i Integrimit dhe Shëndetësisë, Albert Gajo, është arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme në një sipërfaqeve me vreshtari në Kolonjë.

Policia informon se "59 vjeçari, banues në Tiranë, në vendin e quajtur "Sarandapor", në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr.

Gajo ka qenë zëvendës ministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zëvendës ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri