Daut Haradinaj takon Veliaj: Bashkëpunimi jonë duhet të jetë i përditshëm
BKT
Lajme

Daut Haradinaj takon Veliaj: Bashkëpunimi jonë duhet të jetë i përditshëm

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.

“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj. 

 


MË SHUME NGA Lajme