Manastirliu: Kemi rritje të rasteve dhe të shtrimit në spital
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të mërkurë në kuadër të fushatës së vaksinimit ka vizituar një nga katër qendrat shëndetësore që janë vënë në dispozicion të vaksinimit të qytetarëve.
Manastirliu në fjalën e saj ka bërë me dije se më të prekurit nga Covid janë mosha mbi 55 vjeç, por kohët e fundit ka lindur nevoja për vaksinimin e të gjithë grupmoshave dhe për këtë ka nisur dhe vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç në vendin tonë përgjatë gushtit.
“Kemi një rritje me dy herë të incidencës dy javore dhe një rritje të pacientëve të shtruar në Infektiv dhe kjo tregon se kemi një rritje të infektimve. Është e rëndësishme rritja e vaksinimit, ajo që kemi vënë re është se grupmoshat mbi 55 vjeç janë dhe më të prekurit dhe ne tashmë kemi krijuar mundësinë që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç vetëm me një kartë identiteti me vete mund të vaksinohen kudo. Tashmë për të kryer vaksinën anti Covid janë vënë në dispozicion 4 poliklinika në Tiranë. Për tu përgjigjur plani tonë kombëtar./abcnews.al























