Young Boys fiton ndaj Ferencvaros në një ndeshje me shumë gola
BKT
Sport

Young Boys fiton ndaj Ferencvaros në një ndeshje me shumë gola

Young Boys ka fituar nga Ferencvaros në një ndeshje ku janë shënuar plot pesë gola.

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-2 për zviceranët. 

Franck Boli i ka kaluar hungarezët në epërsi, por më pas zviceranët kanë barazuar, kanë kaluar në epërsi dhe e kanë rritur atë. 

 

Meschack Elia, Vincent Sierro dhe Ulisses Garcia kanë gjetur golat. 

Epërsinë e ka ngushtuar në 3-2 prapë Franck Boli. 

Reprezentuesi shqiptar Myrto Uzuni e ka humbur një penallti, kurse zviceranët kanë luajtur një pjesë të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi njëri nga ta ka dalur me të kuq. 

Ndeshja e ardhshme zhvillohet pas një jave.