Shqipëri, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte
BKT
Shqipëri

Shqipëri, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Sot moti parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në vlerat minimale.

Më konkretisht:

zonat malore 14°C deri në 35°C

zonat e ulëta 19°C deri në 36°C

zonat bregdetare 17°C deri në 34°C/vp


MË SHUME NGA Shqipëri