Beyonce ka gati albumi të ri të frymëzuar nga koha në karantinë
Beyonce ka njoftuar se do ta lansojë albumin e ri, i cili u frymëzua nga koha e kaluar në karantinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Pas më shumë se një viti të kaluar në studio në përgatitjen e materialeve të reja muzikore, diva e muzikës pop i ka thënë revistës Harper’s Bazaar se po vjen muzika e re.
Ajo ka treguar se shpesh i duhet shumë kohë dhe madje edhe një vit i tërë për të gjetur ato melodi që i përshtaten plotësisht stilit të saj.
Megjithatë, 39-vjeçarja (e cila më 4 shtator feston 40-vjetorin) ka theksuar se edhe pas kaq shumë vitesh karrierë, ndjen të njëjtin pasion dhe dashuri sikurse në fillim.
Edhe pse ende nuk ka shumë detaje në lidhje me albumin e ri, ajo që dihet është se albumi u frymëzua nga koha e kaluar në izolim dhe padrejtësitë e ndryshme që ndodhën gjatë asaj periudhe.
“Në këtë botë, në robëri dhe plot padrejtësi, mendoj se të gjithë jemi gati të duam, udhëtojmë dhe qeshim përsëri”, ka deklaruar Beyonce./telegrafi/
Albumi është gjithashtu një premtim për muzikë të re, frymë të re, rilindje – ka shtuar ajo.























