09:52 / 19.08.2021
Mbahet Forumi “Kombi shqiptar sot dhe nesër”
Academy of Leadership Sciences Switzerland, asociacion i intelektualëve shqiptarë në mërgatë organizon forumin “Kombi shqiptar sot dhe nesër”.
Aktivitetet e intelektualëve shqiptarë nuk kanë të ndalur. Kështu, një grup inteleltualësh shqiptar, të tubuar rreth një asociacioni në Academy of Leadership Sciences Switzerland, organizojnë forumin shkencor ku do të trajtohet në mënyrë shkencore fati i popullit shqiptar sot dhe nesër.
Ky forum, që po organizohet në Zvicër, do të mbahet më 19-20 gusht, nga ora 13.00-19.00.
Organizatori i këtij forumi është prof.dr. Fadil Çitaku, i cili është themelues i këtij asociacioni.























