Rama: Në KQZ kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës
BKT
Lajme

Rama: Në KQZ kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Në një prononcim për “Front Online”, Rama ka deklaruar se në KQZ ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, të cilin e ka amrrë në muajin qershor.

Ai tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka ndodhur ndonjë gabim teknik, shkruan “Front Online”.

“Nuk e di pse ka dalë ai lajm, unë letërnjoftimin e kam të Kosovës, janë numrat nga letërnjoftimi i Kosovës, me siguri kanë bërë ndonjë lëshim teknik”, deklaroi Rama.

Rama tha se ky lëshim i KQZ-së do të rregullohet deri të premten, shkruan “Front Online”

“Prej anës time çdo gjë është në rregull. Me siguri ky problem teknik do të rregullohet deri të premten”, ka deklaruar Rama.

Ai ka dërguar edhe dokumentin e letërnjofitmit për ta dëshmuar këtë./“Front Online”.

 

 


MË SHUME NGA Lajme