Zyrtare: Emerson Palmieri huazohet te Lyoni
BKT
Sport

Zyrtare: Emerson Palmieri huazohet te Lyoni

Emerson Palmieri është huazuar nga Chelsea në Olympique Lyonnais.

Palmieri ishte pjesë e skuadrës të Italisë që fitoi UEFA EURO 2020 këtë verë, madje ishte startues në finale kundër Anglisë, nga Chelsea dëshironte largimin për shkak se po kërkonte më shumë kohë loje, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Ai kishte qenë pranë Napolit dhe ishte përmendur për një rikthim te Roma, por tani i është bashkuar Lyon-it në huazim për një sezon.

Është një huazim i thjeshtë, që do të thotë se Lyoni nuk ka mundësi për ta blerë, pasi Chelsea e aktivizoi opsionin për t’ia zgjatur kontratën deri në qershor 2023.