Mes betejës me të atin, Britney Spears përballet me probleme të tjera ligjo
BKT
Magazina

Mes betejës me të atin, Britney Spears përballet me probleme të tjera ligjo

Britney Spears po përballet me akuza se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtareje të stafit të saj. Mediat e huaja raportojnë se Spears e ka goditur atë pasi u përfshinë në një debat në shtëpinë e këngëtares.

Punonjësja paraqiti një raport ku thuhet se këngëtarja i ka hedhur telefonin nga duart gjatë debatit. Ekipi ligjor i Spears ka hedhur poshtë akuzat duke e konsideruar si një “marrësi tabloidësh”.

Spears ndodhet në një betejë të ashpër ligjore pasi kërkon t’i japë fund kontrollit të babait të saj mbi jetën dhe financat e saj, 13 vjet pasi ai mori kontrollin ligjor. Javën e kaluar, Jamie Spears pranoi të japë dorëheqjen si kujdestar pas akuzave të së bijës. 


MË SHUME NGA Magazina