29% më pak të shtruar në spitale gjatë 2020-ës, krahasuar me 1 vit më herët
BKT
Shqipëri

29% më pak të shtruar në spitale gjatë 2020-ës, krahasuar me 1 vit më herët

INSTAT raportoi sot se numri i të shtruarve në institucionet publike të shërbimit spitalor në vitin 2020 ishte 201.4 mijë, nga 283 mijë që ishin vitin e mëparshëm, duke rënë me rreth 29%.

Ky është numri më i ulët i shtrimeve të paktën që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.

Sipas INSTAT edhe ditë qëndrimet mesatare në spital janë ulur nga 5.3% në 5.1%.

Në vitin 2020, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 58, nga të cilët 42 janë spitale publike dhe 16 spitale private.

Në institucionet publike të shërbimit spitalor, në vitin 2020 numri i të shtruarve është 201.449 pacientë. Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,1 ditë në vit me një xhiro të shtratit 24,2 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i një shtrati për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2020 është 123,9 ditë, të cilat përbëjnë 33,9 % të ditëve kalendarike të këtij viti. Nga totali i pacientëve të shtruar, 23,0 % e tyre kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale./ata


MË SHUME NGA Shqipëri