Sarajet e toptanasve kushtojnë mbi 6.3 milionë euro
BKT
Shqipëri

Sarajet e toptanasve kushtojnë mbi 6.3 milionë euro

Vetëm me pak ditë pasi “sarajet e topaneve” në Tiranë u përfshinë nga flakët, qeveria ka përshpejtuar proceduren e shpronësimit të godinës.

Këshilli i Ministrave vendosi të shpronësojë përmes dy vendimeve 16 pronarët si dhe në dy sipërfaqe që rezultojnë tokë shtet.

Vendimi u publikua sot në Fletore Zyrtare.

Për sipërfaqen prej 3512 metër katrorë dhe për objektin me sipërfaqe 1 622 metër katrore sipërfaqe banimi vlera që do të paguhet nga shteti është 505 milionë lekë. Kjo do të jetë shuma që do tu jepet dy pronarëve që u takon kjo sipërfaqe.

Ndërsa në një vendim të dytë ku janë 14 pronarë me një sipërfaqe prej 1622 sipërfaqe truall shteti do të paguajë 178 milionë lekë.

Në këtë mënyrë vlera e sarajeve në qendër të Tiranës arrin në 684 milionë lekë (afersisht 6.3 mln euro)

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ndërtesa dhe sipërfaqa do të shërbejnë për të krijuar muzeun etnografik të Tiranës.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

Sarajet e toptanasve kushtojnë mbi 6.3 milionë euro
LLOGARITJET PARAPRAKE PËR PASURITË QË PREKEN NGA PROJEKTI “RESTAURIMI DHE RIJETËSIMI I ‘SARAJET E LIBOHOVITËVE’, MUZEU ETNOGRAFIK I TIRANËS”
Sarajet e toptanasve kushtojnë mbi 6.3 milionë euro
LLOGARITJET PARAPRAKE PËR PASURITË QË PREKEN NGA PROJEKTI “RESTAURIMI DHE RIJETËSIMI I ‘BANESA E TOPTANASVE’, MUZEU ETNOGRAFIK I TIRANËS”

 

Zjarri ne Saraje

Ky vendim vjen pak ditë pasi një zjarr përfshiu objektin monument më 16 gusht 2021. Sarajet e Toptaneve konsiderohen si vila me arkitekturën më të rrallë ne kryeqytet. Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant, por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.

Aktivistët hedhin dyshime se pas zjarrit fshihet qëllimi për të ndërtuar pallat në këtë zonë. Sipas aktivistëve objekti me vlera historike që ishte nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës ishte lënë qëllimisht pa asnjë ruajtje duke rënë pre e zjarrit."

Sarajet e toptanasve kushtojnë mbi 6.3 milionë euro
Ne foto: Sarajet e Toptaneve ne flake, 16 gusht 2021

Guida turistike e Tiranës përshkruante se Sarajet ndodhen në rrugën “Abdi Toptani” në kontrast me pallatet shumëkatëshe./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri