14:02 / 20.08.2021
Disa këshilla stili që mund t’i “vidhni” nga veshjet verore të Dua Lipës
Përveçse një ndër artistet më të suksesshme, Dua Lipa është dhe një ikonë stili. Këngëtarja shqiptare sigurohet gjithmonë që të tërheqë vëmendjen dhe nuk ndalon së eksperimentuari. Ylli i hitit “New Rules” përpiqet sipas mënyrës së vet të “kthejë” vitet e mëparshme në veshjet e saj.

Prandaj nëse doni një pamje joshëse si Dua, mos dilni nga shtëpia pa aksesorët tuaj më të gjallë. Dua dhe stilisti Lorenzo Posocco janë të njohur për pamjen e tyre të gjallë dhe plot ngjyra. Ky detaj u vu re në veshjet që Dua zgjodhi kur ndodhej në jug të vendit.


























