14:54 / 20.08.2021
Trajneri i Dritës: Me VAR do të mbyllen të gjitha polemikat
Drita po mbanë konferencën për shtyp para duelit me Feronikelin.
Trajneri Ardian Nuhiu dhe drejtori sportiv Valon Zymberi janë duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Tekniku shkupjan i Dritës fillimisht ka folur për sistemin VAR, ku e ka përshëndetur ndryshimin e FFK-së për ta pruar sistemin VAR.
Ai ka thënë se me VAR polemikat marrin fund dhe tani iu mbetet të fokusohen vetëm në fushë, raporton olle.
“Është për ta përshëndetur ndryshimin nga Federata që ka pruar sistemin VAR”.
“Me VAR do të mbyllen të gjitha polemikat dhe tani ne do të jemi të fokusuar vetëm në fushë”, tha Ardian Nuhiu.























