23:56 / 20.08.2021
PSG fiton pa Messin e Neymarin
Skuadra e PSG-së po vazhdon me fitore në ndeshjet e ligës.
Brest ishte kundërshtari i radhës i mposhtur. Klubi parisien fitoi me rezultat 2:4, transmeton Indeksonline.
Golat për Brestin i shënuan Honorat në minutën e 42-të dhe Mounie në të 85-tën.
Kurse për PSG shënuan: Herrera (23’), Mbappe (36’), Gueye (73’) dhe Di Maria (90’).
Tek PSG ende nuk kanë luajtur këtë sezon Lionel Messi dhe Neymar.























