Milani e zyrtarizon Florenzin
BKT
Sport

Milani e zyrtarizon Florenzin

Alessandro Florenzi është zyrtarisht lojtar i Milanit. Kuqezinjtë kanë njoftuar firmosjen e kontratës me anësorin e djathtë, që la Romën për t’u transferuar në Milano.

Florenzi kalon në skuadrën e Stefano Piolit në huazim dhe për këtë gjë janë paguar 1 milion euro.

Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që i jep mundësinë Milanit ta blejë përfundimisht në fund të sezonit aktual, transmeton Express.

Për ta bërë diccka të tilla kuqezinjtë duhet të paguajnë te Roma 4.5 milion euro.

Me largimin e Dalot, te Milani ishin të detyruar të afronin një tjetër mbrojtës që të ishte në gatishmëri si opsion për Calabria.