Adenis Shala te Shkëndija e Tetovës
BKT
Sport

Adenis Shala te Shkëndija e Tetovës

Adenis Shala tashmë është pjesë e Shkëndijën e Tetovës.

Futbollisti është shprehur i lumtur me marrëveshjen. 

"Është nder i madh për mua që të jem pjesë e Shkëndijës, ekipi më i mirë në të gjitha trevat shqiptare. E di se Shkëndija ka një histori të begatë me shumë peripeci në të kaluarën, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua”.

“Po ashtu e di se qyteti i Tetovës është i lidhur ngushtë me Shkëndijën dhe se Shkëndija i ka tifozët më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. Unë do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë dhe të gëzoj tifozët”, ka thënë Shala.