Një efektiv elitë i policisë arrestohet për narkotrafik
BKT
Shqipëri

Një efektiv elitë i policisë arrestohet për narkotrafik

Policia e Shqipërisë thotë se goditi një rrjet të narkotrafikut që përfshin efektivë të forcave elitë të rendit dhe sigurisë.

Policia dyshon që efektivë të tjerë të forcave speciale apo vetë policisë janë përfshirë në trafik droge.

Shpjegimet u dhanë pas arrestimit të një pjestari të Reparteve të Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të policisë arrestoi anëtarin special elitë të RENEA-s Real Luli, 27 vjeç bashkë me dy të tjerë në një operacion kundër drogës.

Operacioni deri tani raporton sekuestrimin e sasive të drogës kokainë, kanabis, ekstazi si dhe armë, municione, telefona celularë, automjete dhe pajisje të tjera të paligjshme.

Arrestimet u kryen pas dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së kundraligjshme të disa personave në bashkëpunim me njeri-tjetrin, raportoi korrespondentyi i RTK-së, Knid Denion Ndrenika.

Operacioni në datat 20-21 gusht u krye në zonat thuajse pranë qendrës së Tiranës te “21 Dhjetori”, “Misto Mame”, Parku i Autobusëve, Yzberisht dhe Kombinat.

Policia ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë 5 persona, përfshi pjestarin e RENEA-s ndërkohë që dy prej tyre procedohen në gjendje të lirë nga prokuroria.


MË SHUME NGA Shqipëri