Feyenoord fiton dhe vendoset në krye
BKT
Sport

Feyenoord fiton dhe vendoset në krye

Feyenoordi i Roterdamit siguroi fitoren e dytë në këtë fillim të Eredivisies, duke triumfuar 2-0 në shtëpi me Go Ahead Eagles.

Tri pikët e radhët e ngjisin ekipin e drejtuar nga Arne Slot në krye me gjashtë pikë, falë golaverazhit të pastër 6-0.

Në fakt, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, përtej faktit që vendësit dominuan në lojë, transmeton SS. Gjithsesi takimi u zhbllokua në minutën e 59-të nga Linssen, i cili shënoi të dytin personal në minutën e 87-të, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Go Ahead Eagles.