12:45 / 23.08.2021
Rama: Shkollat gati për të pritur nxënësit në Shtator
Kryeministri publikon pamjet e shkollave të vendit: Meritojnë 10 për kushtet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto dhe video nga korridoret dhe palestrat e shkollave të vendit, që janë gati të mirëpresin nxënësit e sezonit të ri.
“Mirëmëngjesi dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama përmes rrjetit të tij social Facebook.
Viti i ri shkollor është shtyrë nga data 13 Shtator që ishte planifikuar do të fillojë në 27 Shtator. Vendimi erdhi pas zgjatjes së periudhës së mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 Shtator 2021./tvklan.al























