20 disfata në 60 ndeshje, a do të jetë ky sezonin i fundit Artetës?
BKT
Sport

20 disfata në 60 ndeshje, a do të jetë ky sezonin i fundit Artetës?

Presioni po rritet mbi trajnerit të Arsenalit pasi humbja e së dielës 2-0 kundër Chelseat i la ata të ligështuar pranë fundit të tabelës së Premier Ligës.

Kjo është hera e parë në historinë 118vjeçar të Topçinjve në katër nivelet kryesore të futbollit anglezë që kanë humbur dy ndeshjet e tyre të para të një sezoni të ligës pa shënuar asnjë gol.

Është e fundit në një numër në rritje e të parëve të padëshiruar të cilët janë arritur nga Mikel Arteta gjatë periudhës së tij gjithnjë e më problematike në krye të klubit të Londrës veriore, raporton Goal.com.

Sigurisht, ka pasur disa gjerë pozitive gjatë rrugës, më e rëndësishmja ishte fitorja e FA Cup në vitin 2020, por tani për tani ajo fitore kundër Chelsea në Wembley duket shumë kohë më parë.

Blutë janë bërë kampionë të Evropës që atëherë dhe të dielën ata treguan në ”Emirates Stadium” pse kaq shumë besojnë se do ta shtyjnë Manchester Cityn deri në fund për titullin e Premier Ligës këtë sezon, përcjell KK.

Por lehtësia me të cilën ata lanë mënjanë ekipin e Artetës ngre akoma më shumë shenja paralajmëruese në lidhje me perspektivat e Arsenalit këtë sezon.