Ancelotti: Vinicius mund të bëhet edhe më i mirë
BKT
Sport

Ancelotti: Vinicius mund të bëhet edhe më i mirë

Real Madrid vuajti shumë dje dhe në fund nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2 ndaj Levante, me këta të fundit, që ishin shumë pranë triumfit, por Vinicius u prishi festën me dy golat e tij dhe i dha Realit një pikë.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, i cili bën një analizë të shkurtër të ndeshjes dhe thur elozhe për njeriun e ndeshjes, Vinicius Jr.

“Në pjesën e parë kemi punuar shumë mirë dhe e nisëm shumë mirë ndeshjen, duke gjetur edhe golin e avantazhit. Më pas gabuam në startin e pjesës së dytë, pasi nuk ishim të përqendruar dhe pësuam shumë shpejt golin e barazimit”.

“Edhe te goli i dytë nuk ishim të vendosur mirë, ndaj duhet të punojmë ende shumë në këtë aspekt. Vinicius Junior ka shumë cilësi. Ai është shumë i shpejtë, por unë mendoj se ai duhet të përmirësohet edhe me shumë. Nuk jam i sigurt se ai mund të jetë një golashënues, por për që t’ia dalë duhet të stërvitet shumë”.

“Ne e dimë se ai mund të shënojë shumë gola, pasi luajti shumë mirë në dy ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar tre gola deri më tani dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne edhe në sfidat e ardhshme”, tha Ancelotti.