Milani starton me fitore, mposht Sampdorian
BKT
Sport

Milani starton me fitore, mposht Sampdorian

Klubi i madh italian, AC Milan e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A.

“Rossonerët” sonte mundën në udhëtim Sampdorian, me rezultat 0-1, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të elitës së futbollit italian.

Golin e vetëm e realizoi Brahim Diaz pas një asistimi nga David Calabria (9′).

Milan në fakt dominoi në të gjitha aspektet, por që u mungoi vetëm goditja finale që t’i konkretizonin rastet.

Ndërkohë, Sampdoria provoi të krijonte mundësi shënimi përmes kundërzbritjeve, që u mungonte finalizimi.

Me këtë fitore, Milan renditët në pozitën e tetë me tre pikë, derisa Sampdoria qëndron në vendin e 16-të pa pikë.