Sofia Vergara flet për luftën me kancerin
Aktorja e famshme Sofia Vergara ka treguar eksperiencën e saj të trishtë gjatë kohës që ishte dignostikuar me kancer. Ylli i Hollywood tregon se kishte shkuar tek mjeku për një vizitë rutine por u konstatua se kishte probleme serioze në shëndetin e saj.
Në moshën 28-vjeçare gjatë një vizite te mjeku, unë ndjeva një gungë në qafë, mjeket bënë shumë teste dhe më thanë më në fund se kisha kancer të tiroides. Kur je e re dhe dëgjoni fjalën kancer, mendja të shkon gjithkund, por u përpoqa të mos bëj panik dhe të mësoja më shumë rreth semundjes që kisha”.
Ylli i “The Modern Family” shtoi se lexoi çdo libër dhe se ishte me fat që e zbuloi herët dhe kishte mbështetjen e mjekëve dhe më e rëndësishmja, të familjes. Një nga anëtarët e grupit të aktorëve ishte Jennifer Garner, e cila tha: “Të gjithë jemi këtu sonte për një arsye, për ta luftuar kancerin”.
Ndërsa Reese Witherspoon, një nga producentët ekzekutive të emisionit tha se “fatkeqësisht kanceri na prek të gjithëve. Të gjithë kemi një histori për të ndarë. Çdo ditë nga çdo cep i këtij vendi, humbasim 1,670 njerëz nga kanceri. Por mund ta përfundojmë këtë dhimbje duke mbështetur “Stand Up To Cancer”, ndaj ajo bëri thirrje për dhurime dhe se donacionet do të shkojnë drejtpërdrejt për t’i financuar kërkimet të reja të kancerit.























