Trefishohet numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë korrikut
BKT
Shqipëri

Trefishohet numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë korrikut

Vetëm në muajin korrik, në Shqipëri kanë hyrë 1.158.962 shtetas të huaj, një shifër kjo që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 3 herë.

INSTAT bëri të ditur se në total, në muajin korrik janë 1.646.963 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues rezulton me një rritje 2,5 herë.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik janë 1.459.462, duke shënuar një rritje me 2,7 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

475.896 shtetas shqiptarë dolën nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik, shifër kjo që krahasuar me korrik 2020 është rritur me 1,9 herë.

Ndërsa daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik janë 983.566. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër është rritur me 3,3 herë. /atsh

 


MË SHUME NGA Shqipëri