Eminem revoltohet ndaj çmimeve Grammy
BKT
Magazina

Eminem revoltohet ndaj çmimeve Grammy

Eminem është një nga artistët më të përfolur në historinë e çmimeve Grammy, por ai ka vendosur të mos jetë më pjesë e tyre. Ai e ka bërë të ditur qëndrimin e tij për nominimet e diskutueshme të eventit gjatë viteve dhe fansat i janë rikthyer një interviste të tij nga viti i shkuar. Në të, Eminem shpjegon se si kjo shfaqje i përdor artistët e hip-hopit për shitje dhe nuk iu jep kurrë çmime të mëdha.

“Jam lodhur duke parë të njëjtën gjë. Për çfarëdolloj arsyeje, ata të bëjnë të besosh se mund të jesh ti fituesi i albumit të vitit, që dikur kishte rëndësi të madhe. Tani nuk mendoj se ka më”.

Shpjegimi i reperit vazhdoi më tej pasi tha se do t’i pëlqente të humbte ndaj ikonave si Kanye West apo Jay-Z që kanë një impakt të madh, por i ka ardhur keq kur ka parë artistë të tillë që janë promovuar aq shumë dhe më pas nuk iu është dhënë asgjë. Një ngjarje e tillë ndodhi në 2017 kur Bruno Mars fitoi ndaj Jay-Z dhe Kendrick Lamar pasi mori në shtëpi çmimin e albumit të vitit.

“Mos na sillni më këtu që të na përdorni si shitje për shfaqjen tuaj dhe t’i mbani njerëzit në ankth çdo herë. Mos më kërkoni më të vij. Përgjigja ime është “Jo” për njëqind milionë vjet, nuk do të marr më kurrë pjesë në Grammy”, u revoltua Eminem.


MË SHUME NGA Magazina