Jessica Chastain rrëfen se si grimi për rolin i dëmtoi përgjithmonë lëkurën
Transformimi fizik i aktores së Hollivudit Jessica Chastain për rolin e saj të fundit në filmin “The Eyes of Tammy Faye” shkaktoi një dëm të përhershëm në pamjen e saj.
Shndërrimi i pamjes së saj për rolin përfshinte disa orë në ditë ulur në karrigen e grimit ndërsa në fytyrën e saj vendoseshin produkte, proteza dhe paruke të rënda në kokë.
“Mendoj se e kam dëmtuar përgjithnjë lëkurën time. Unë ha shëdetshëm, kujdesem për të, nuk ekspozohem në diell, por është i rëndë. E vendosja çdo ditë, për disa orë në ditë dhe kjo e tërheq lëkurën, por ia vlen për sa kohë bëhet fjalë për artin.”

Aktorja shtoi se kalonte të pakën 7 orë e gjysmë në karrige për aplikimin e të gjitha produkteve që mundësonin të dukej si personazhi që portretizonte dhe i nevojiteshin të paktën 2 orë për t’i hequr të gjitha. Për më tepër, ishte e shqetësuar se nuk do të arrinte të përcillte emocionet e forta që karakterizonin Tammy duke pasur protezat në fytyrë dhe kjo ishte sfida më e madhe për të.
“Duhej ta përcillja emocionin përmes grimit dhe jo ta lejoja të ishte performanca. Kur hyja në set pas shtatë orësh e gjysmë, kisha panik, të nxehtë dhe dukej si një fluturim i gjatë çdo ditë. Nuk më mbetej më energji ndërkohë që personazhi ishte tejet i tillë. Duhet të ketë qenë sasia më e madhe e protezave që kam vendosur. Madje edhe pudra e nxirësi i faqeve errësoheshin, qerpikët bëheshin më të trashë. Grimi rëndohej me plakjen e saj”, tha Chastain.
Filmi “The Eyes of Tammy Faye” do të debutojë në kinema më 17 Shtator























