Pas divorcit me Kim Kardashian, Kaney West kërkon të ndryshojë emrin
Reperi Kanye West ka hapur një çështje ligjore për të ndryshuar zyrtarisht emrin në Ye. Ai citon “arsye personale” në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë të Los Anxhelos.
Kjo vjen gati tre vite pasi ylli i muzikës, stilisti dhe ish kandidati presidencial njoftoi synimin për ndryshimin e emrit, pasi publikoi dhe albumin e titulluar Ye.
44-vjeçari thotë se emri i ri ka një domethënie të rëndësishme fetare për të. Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, reperi kërkon që të mos ketë emër të mesëm dhe mbiemër, por vetëm të njihet si Ye.
Ai pritet që të publikojë albumin e radhës, të quajtur Donda, si mamaja e tij, por data është shtyrë disa herë. 44-vjeçari është aktualisht në një proces divorci nga Kim Kardashian, teksa synon të garojë për president në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.























