Qeveria miraton Task-Forcën për afganët me kohëqëndrim 1-vjeçar
Qeveria socialiste e Shqipërisë miratoi një vendim që lejon strehimin për 1 vit të afganëve që largohen nga vendi i tyre pas rikthimit në pushtet të talebanëve për herë të parë që nga viti 2001.
Një vendim i qeverisë thotë se dhënia e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Afganistanit bëhet për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Shqipëria.
Ndërkaq, ky vendim përjashton nga e drejta e mbrojtjes së përkohshmen personat që plotësojnë një nga kushtet e ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.
Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.
Aty bëjnë pjesë edhe ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, Financave dhe Ekonomisë, i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe i Turizmit dhe Mjedisit.
Mbrojtja e përkohshme për shtetasit që përfshin vendimi, fillon nga momenti i hyrjes në Shqipëri për një afat 1-vjeçar.























