18:49 / 25.08.2021
Amerikani Matt Neufeld përforcon ‘Shqiponjat’
KB Peja ka kompletuar ekipin në prag të fillimit të sezonit të ri.
Skuadra e Pejës ka sjellur përforcime të shumta në afatin kalimtar të verës. Pejanët së fundmi kanë arritur marrëveshje me amerikanin Matt Neufeld.
Neufeld 211 cm luan në pozitat 4 dhe 5, ai edicionin e kaluar luajti për skuadrën kanadeze Guelph me 6.4 pikë, 6.4 kërcime për ndeshje.
Peja me këto përforcime synon që këtë edicion të garojë fuqishëm në të gjitha frontet.























