08:50 / 26.08.2021
Moti sot në Shqipëri
Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbziotërojnë motin në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./























