Rita Ora koncert në kullën Eiffel
Këngëtarja e njohur Rita Ora do të performojë në Paris, në kullën Eiffel më 30 Shtator.
Ky është lajmi i fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Rita ka njoftuar se biletat për koncertin e saj janë në shitje duke nisur nga pasditja e sotme.
Në fotot e postuara ajo shfaqet e veshur me të brendshme seksi dhe një këmishë nate mëndafshi teksa mban në duar një gazetë me titull “Lajmi i fundit, Rita Ora në Paris”.

Në Shtator koncerti i saj do të jetë si një finale për javën e modës që mbahet çdo vit në këtë qytet.
Gjatë koncertit në performanca të ndryshme Rita Ora do të veshë edhe veshje të markave ndërkombëtare si Fendi, Miu Miu, Lanvin dhe Alexandre Vauthier.
Koncerti i plotë do të transmetohet në teknologjinë 4K HDR përmes të gjitha platformave online dhe 10% të gjithë të ardhurave do të shkojnë për bamirësi në organizatën UNICEF, ku këngëtarja është ambasadore.























